ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Ja plani qe bejne Vigani e Anaidi kundër Ilirit

Pasi mbarojnë diskutimin mes njëri-tjetrit, Vigani dhe Edberi vendosin të largohen për të fjetur gjumë, ndërsa të gjithë banorët janë shtrirë për të fjetur. Edberi shkon në dhomën e katit të parë e shtrihet për të fjetur, ndërsa Vigani shkon në dhomën tjetër e fillon një bisedë me Anaidin, i cili vazhdon të jetë ende zgjuar.

Duket se Vigani po vë në zbatim menjëherë strategjinë që i ka diktuar edhe Edberit, duke u munduar të mbajnë afër secilin nga banorët e duke u munduar të flasin në mënyrë individuale me secilin prej tyre.
Ai i tregon Anaidit me detaje rreth bisedës që ka bërë me Elonën dhe për sa i përket dyshimeve që Elona ka për atë dhe Edberin. Gjithashtu Vigani i tregon atij për mungesën e besimit që ka për Riken, duke thënë se ajo nuk mund të mbaje asgjë që mund t’i thuhet në konfidencialitet.

Ndërsa më vonë fillojnë të diskutojnë për Ilirin, duke bërë plane rreth mënyrës se si do të sillen me të, duke bashkëpunuar të dy së bashku. Anaidi thotë se Iliri herë pas here i ka thënë Viganit se ai nuk ka folur shumë për veten gjatë qëndrimit në shtëpi dhe për këtë ai i sugjeron diçka.
Anaidi i thotë se gjatë ditës së nesërme ai do t’ia krijojë kushtet, duke sajuar një situatë ku Vigani të fillojë të tregojë për veten dhe jetën e tij. Dhe ndërkohë që Vigani do të jetë duke folur, ai do të thërrasë Ilirin e do t’i kërkojë që ta dëgjojë Viganin teksa është duke folur për veten, në mënyrë që të mos fillojë ta sulmojë më për këtë arsye.
“Tani kam kuptuar që kanë filluar të kapen me mua”, thotë Vigani, i cili bindet nga sugjerimi i Anaidit e kërkon ta vërë në zbatim këtë plan.

Më pas ata fillojnë të bëjnë thashetheme për grupin tjetër të banorëve, ku në bisedat e tyre merr pjesë edhe Joana herë pas here. Ata mendojnë se Iliri është ai që i udhëheq të gjithë banorët e tjerë.
Pas pak minutash banorët vendosin të flenë gjumë. 

Rikja e nis ditën duke kërkuar të bëjë....


Dritat dhe muzika në shtëpi ndizen si çdo ditë për të lajmëruar banorët se tashmë duhet të zgjohen. Ashtu sikurse ndodh zakonisht, banorët e parë që zgjohen edhe për sot janë Eldora, Elona, e më pas Shpendi, Rikja dhe Iliri. Joana dhe Anaidi janë banorët që zgjohen gjithmonë vonë, pasi të tjerët kanë përfunduar punët e tyre personale të mëngjesit dhe kanë filluar bisedat e tyre të para.

Elona shkon në kuzhinë për të larë enët dhe më pas aty vjen edhe Rikja. Rikja duket e mërzitur pasi shprehet “nuk e shtyj dot kështu unë, nuk rri dot kot, pa bërë asgjë”. Ajo i kërkon Elonës që ta ndihmojë për të bërë një sfilatë. Dua të bëjmë një sfilatë dhe dua që ti të më ndihmosh me stilimin” i thotë Rikja Elonës dhje ajo pranon.

Rikja i thotë Elonës se u ka kërkuar banorëve që të bëjnë një sfilatë, ku ajo të ndryshojë pamjen e banorëve, duke ndryshuar ngjyrat e flokëve dhe modelet e tyre, ndërsa Elona ta ndihmojë me veshjen e banorëve në sfilatë. Një pjesë e banorëve kanë pranuar që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa një pjesë tjetër kanë refuzuar. Kështu Anaidi i ka thënë Rikes “ne nuk jemi manikina, që ti të ndryshosh pamjen tonë”. Rikja i thotë Elonës se një ndër arsyet që ajo kërkon të bëjë një gjë të tillë ka të bëjë edhe me faktin se banorët veprojnë të ndarë në grupe dhe kjo nuk është situatë e këndshme.

Më pas vajzat dalin në oborr dhe aty vijnë edhe banorë të tjerë. Rikja hap përsëri bisedën e sfilatës dhe u lutet banorëve që të pranojnë propozimin e saj.

Arrestohet 27 vjeçari, një nga personat më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare


1Bledi Ruçi është një nga personat më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare si dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare për vrasje, plagosje e grabitje. Nga uniformat blu të Sarandës mësohet se 27 vjeçari është dorëzuar në polici pas negociatave të vazhdueshme nga ana e uniforma blu. Emri i të riut akuzohet  për masakrën në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra 42-vjeçari Ardian Beqiri. Por ai është i dyshuar dhe për plagosjen e Ferdinand Xhangos e Orest Ziflajt, ku më pas u arratisë dhe policia ishte në kërkim të tij.
Gjatë kohës së arratisjes Bledi Ruçi është autor i grabitjeve me armë të 4 bizneseve në fshatin Shënvasil, Lukovë e Piqeras. Efektivët e policisë i kishin shkuar disa herë në shtëpi, ku nëpërmjet familjarëve i kanë kërkuar të vetëdorëzohej. Dita e djeshme ka shënuar fundin rezultativ të këtyre negociatave, pasi është arritur mirëkuptimi dhe i akuari per nje varg veprash penale, ka vendosur t’i japë fund rebelimit. Sipas burimeve zyrtare, Ruçi ka pranuar të dorëzohet, por me kushtin që arrestimi mos të kryhej në shtëpinë e tij, por të paraqitej në polici vetë dhe kështu ka ndodhur.

Gjëja më e turpshme që mund të ndodh në transmetim Live! (video)

ajoNjeriu padyshim që është qenie e gjallë dhe mundohet për të arritur më të mirën, por… Kur aksidente si ky i historisë sonë janë jashtë “programit” dhe të paparashikueshëm… madje edhe shumë të turpshëm!/alb-observer.com/ Pa u zgjatur shikoni videon në vijim dhe do kuptoni:




Chati i Shqipetareve ,Kliko=>

Botë e çuditëshme?! Vendos fotot e varrimit në Facebook, (foto)


Çfarë nuk po ndodh në këtë botë?! Një burrë i mërzituar pas vdekje së gruas vendos në profilin e tij në Facebook fotot e ceremonisë së varrimit të saj.
Burri është nga Krushkovici i Serbisë dhe postimine fotove e bëri më 10 mars të këtij viti.
Për shumicën e njerëzve ky akt është rënëqethës, kurse disa të tjerë thonë se ky është një lloj i të dhënit ngushëllime, kurse ka prej tyre që personin e citojnë edhe si psikopat./alb-observer.com/


Chati i Shqipetareve,Kliko Tani ---> !
a2a3

E pabesueshme! Një njeri këndon si kalë, (video)


CalloftheHorseCDTrayLayout

Në këtë botë jetojnë krijesa nga më të ndryshmet…por që të ekzistonte edhe një e tillë vështirë është të thuhej.
Një djalë Filipinas ka marrë pjesë në nje konkurs të zbulimit të talenteve dhe pikërisht aty ka zbuluar talentin e tij.
Ai mund të këndoj si një kalë, madje kur këndon ashtu edhe fytyra e tij bëhet po ashtu…si një kalë.
Më poshtë alb-observer.com ju vë në dispozicion videon dhe ju foton të shijoni performancën e jashtëzakonshme të këtij njeriu që këndon si kalë.

Historia e 12 vjeçarit vrasës me fytyrë engjëllore!


pol

Në vitin 2010, në moshën 12 vjeçare, djaloshi i fotografisë nga Indiana u dënua me burgim të përjetshëm, për pjesëmarrje në vrasjen e njerkut të shokut të tij!

Pavarësisht se krimi që ai kreu ishte tejet makabër, fakti që të bënë më shumë përshtypje në këtë rast, është se Pol ishte trajtuar nga gjykata si një i rritur, edhe pse ai kishte një moshë të re, nuk është konsideruar si një faktor lehtësues për gjyqtarët dhe juristët.
Ndërsa ligjet në Indiana u lejojnë gjyqtarëve të trajtojnë çështje fëmijësh deri në moshën 10-vjeçare si të rritur. Dënimi me burgim të përjetshëm i Pol, vazhdon të mbetet një nga dënimet më të ashpra në histroirn e këtij shteti amerikan.
Kronika e krimit
Jeta e Paul Henry Gkingkerich kishte për të ndryshuar përgjithmonë në prill 2010, kur ai u shndërrua nga një fëmijë i qetë, i cili kurrë nuk kishte shkaktuar probleme, në një vrasës. 12-vjeçari planifikoi me ndihmën e mikut të tij, Colt Lundy, ikin nga vendlindja e tyre. Megjithatë, atëherë, Lundy 15-vjeçar, i tha se njerku i tij, Phil Danner, kurrë nuk do të lejojë që ata të largoheshin dhe tha se më parë duhej ta vrisnin atë. Colt, i dha një armë të mbushur Pol-it dhe që dy bastisën shtëpinë e Danner, duke e pritur në karrige derisa ai të kthehej.
Në dëshminë e tij në polici, Pol shtjelloi me hollësi të gjithë ngjarjen ashtu siç u zhvilluan nga ai moment e më pas: “Phil hyri në dhomë dhe atëherë ai -Colt- e qëlloi. U tremba shumë, mbylla sytë dhe qëllova edhe unë”. Ndërkohë, dokumentet gjyqësore referojnë se 12-vjeçari atëherë, Pol, thjeshtë ndoqi mikun e tij dhe se nuk besonte se Colt e kishte seriozisht për të vrarë njerkun e tij.
Dhjetorin e shkuar, gjykata e Indiana e rishqyrtoj çështjen, duke gjykuar si të padrejtë trajtimin e Pol si i rritur. Gjykata e apelit urdhëroi një gjykim të ri të çështjes në mënyrë që të përcaktojë nëse 14 vjeçari tani Gkingkerich të gjenden përsëri në vendin e të akuzuarit, por këtë herë si i rritur.
Djali i ri do të vijojë që qëndroj edhe për katër vjet të tjera në burgjet e të miturve deri sa të transferohen në sistemin e burgut famëkeq për të rritur të Indianës./alb-observer.com/

Rregjistrohu !