ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Rikja e nis ditën duke kërkuar të bëjë....


Dritat dhe muzika në shtëpi ndizen si çdo ditë për të lajmëruar banorët se tashmë duhet të zgjohen. Ashtu sikurse ndodh zakonisht, banorët e parë që zgjohen edhe për sot janë Eldora, Elona, e më pas Shpendi, Rikja dhe Iliri. Joana dhe Anaidi janë banorët që zgjohen gjithmonë vonë, pasi të tjerët kanë përfunduar punët e tyre personale të mëngjesit dhe kanë filluar bisedat e tyre të para.

Elona shkon në kuzhinë për të larë enët dhe më pas aty vjen edhe Rikja. Rikja duket e mërzitur pasi shprehet “nuk e shtyj dot kështu unë, nuk rri dot kot, pa bërë asgjë”. Ajo i kërkon Elonës që ta ndihmojë për të bërë një sfilatë. Dua të bëjmë një sfilatë dhe dua që ti të më ndihmosh me stilimin” i thotë Rikja Elonës dhje ajo pranon.

Rikja i thotë Elonës se u ka kërkuar banorëve që të bëjnë një sfilatë, ku ajo të ndryshojë pamjen e banorëve, duke ndryshuar ngjyrat e flokëve dhe modelet e tyre, ndërsa Elona ta ndihmojë me veshjen e banorëve në sfilatë. Një pjesë e banorëve kanë pranuar që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa një pjesë tjetër kanë refuzuar. Kështu Anaidi i ka thënë Rikes “ne nuk jemi manikina, që ti të ndryshosh pamjen tonë”. Rikja i thotë Elonës se një ndër arsyet që ajo kërkon të bëjë një gjë të tillë ka të bëjë edhe me faktin se banorët veprojnë të ndarë në grupe dhe kjo nuk është situatë e këndshme.

Më pas vajzat dalin në oborr dhe aty vijnë edhe banorë të tjerë. Rikja hap përsëri bisedën e sfilatës dhe u lutet banorëve që të pranojnë propozimin e saj.

Rregjistrohu !