ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Arrestohet 27 vjeçari, një nga personat më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare


1Bledi Ruçi është një nga personat më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare si dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare për vrasje, plagosje e grabitje. Nga uniformat blu të Sarandës mësohet se 27 vjeçari është dorëzuar në polici pas negociatave të vazhdueshme nga ana e uniforma blu. Emri i të riut akuzohet  për masakrën në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra 42-vjeçari Ardian Beqiri. Por ai është i dyshuar dhe për plagosjen e Ferdinand Xhangos e Orest Ziflajt, ku më pas u arratisë dhe policia ishte në kërkim të tij.
Gjatë kohës së arratisjes Bledi Ruçi është autor i grabitjeve me armë të 4 bizneseve në fshatin Shënvasil, Lukovë e Piqeras. Efektivët e policisë i kishin shkuar disa herë në shtëpi, ku nëpërmjet familjarëve i kanë kërkuar të vetëdorëzohej. Dita e djeshme ka shënuar fundin rezultativ të këtyre negociatave, pasi është arritur mirëkuptimi dhe i akuari per nje varg veprash penale, ka vendosur t’i japë fund rebelimit. Sipas burimeve zyrtare, Ruçi ka pranuar të dorëzohet, por me kushtin që arrestimi mos të kryhej në shtëpinë e tij, por të paraqitej në polici vetë dhe kështu ka ndodhur.

Rregjistrohu !