ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Ja plani qe bejne Vigani e Anaidi kundër Ilirit

Pasi mbarojnë diskutimin mes njëri-tjetrit, Vigani dhe Edberi vendosin të largohen për të fjetur gjumë, ndërsa të gjithë banorët janë shtrirë për të fjetur. Edberi shkon në dhomën e katit të parë e shtrihet për të fjetur, ndërsa Vigani shkon në dhomën tjetër e fillon një bisedë me Anaidin, i cili vazhdon të jetë ende zgjuar.

Duket se Vigani po vë në zbatim menjëherë strategjinë që i ka diktuar edhe Edberit, duke u munduar të mbajnë afër secilin nga banorët e duke u munduar të flasin në mënyrë individuale me secilin prej tyre.
Ai i tregon Anaidit me detaje rreth bisedës që ka bërë me Elonën dhe për sa i përket dyshimeve që Elona ka për atë dhe Edberin. Gjithashtu Vigani i tregon atij për mungesën e besimit që ka për Riken, duke thënë se ajo nuk mund të mbaje asgjë që mund t’i thuhet në konfidencialitet.

Ndërsa më vonë fillojnë të diskutojnë për Ilirin, duke bërë plane rreth mënyrës se si do të sillen me të, duke bashkëpunuar të dy së bashku. Anaidi thotë se Iliri herë pas here i ka thënë Viganit se ai nuk ka folur shumë për veten gjatë qëndrimit në shtëpi dhe për këtë ai i sugjeron diçka.
Anaidi i thotë se gjatë ditës së nesërme ai do t’ia krijojë kushtet, duke sajuar një situatë ku Vigani të fillojë të tregojë për veten dhe jetën e tij. Dhe ndërkohë që Vigani do të jetë duke folur, ai do të thërrasë Ilirin e do t’i kërkojë që ta dëgjojë Viganin teksa është duke folur për veten, në mënyrë që të mos fillojë ta sulmojë më për këtë arsye.
“Tani kam kuptuar që kanë filluar të kapen me mua”, thotë Vigani, i cili bindet nga sugjerimi i Anaidit e kërkon ta vërë në zbatim këtë plan.

Më pas ata fillojnë të bëjnë thashetheme për grupin tjetër të banorëve, ku në bisedat e tyre merr pjesë edhe Joana herë pas here. Ata mendojnë se Iliri është ai që i udhëheq të gjithë banorët e tjerë.
Pas pak minutash banorët vendosin të flenë gjumë. 

Rregjistrohu !