ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Edberi rrëfehet me Joanën, zhgënjehet Rike


Midis Rikes e Eldorës fillon një bisedë, ku Eldora i tregon asaj rreth një bashkëbisedimi që ka dëgjuar mes Edberit e Joanës.
Ajo tregon se Joana është shumë kurioze të mësojë rreth bisedës që Rikja ka bërë me Edberin, për sa i përket një ëndrre që ajo ka parë, gjë që Joana nuk e beson dhe dyshon se është një strategji e Rikes. Ajo i ka kërkuar Edberit që këtë bisedë ta bëjnë në dhomën e gjumit dhe Edberi ia ka aprovuar me një buzëqeshje.
Rikja ndihet shumë keq nga kjo gjë dhe thotë se njerëzit në shtëpi janë vërtet të këqij dhe këtë gjë ajo po e kupton pas çdo sprove e zhgënjimi që po kalon.
“Nuk e di nëse Edberi do t’ia tregojë, por nëse ia tregon, ka diçka që nuk shkon”, i thotë Eldora, ndërsa Rikja i shpreh asaj zhgënjimin që po përjeton nga banorët./Indeksonline/ 

Rregjistrohu !