ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Dashuria në kohën e Facebook, më e fortë dhe romantike



Të dashuruar e romantikë? Prova e anës tonë sentimentale duket se gjendet në... Facebook. Kush bën "tag" më shpesh partnerin nëpër foto, apo edhe e citon në statuse, ka tendencë të ketë marrëdhënie më romantike. E ka zbuluar një studim i ri i realizuar në "Western Illinois University".

Autori i këtij studimi është profesor Christopher Capenter, po i njëjti që vitin e kaluar u mor me studimin e lidhjes midis Facebook dhe narçizizmit dhe më në përgjithësi, në ndërveprimet e qenieve njerëzore në rrjetet sociale. "Nuk mund të ndjekim njerëzit në gjithçka që bëjnë përgjatë ditës, prandaj Facebook na ofron të ndjekim vetëm një pjesë të asaj që bëjnë - ka vërejtur Carpenter -. Mund të vërejmë për shembull sesa shpesh njerëzit ndërveprojnë me partnerin e tyre në Facebook, se çfarë i thonë njëri-tjetrit dhe sesi prezantohen në profilin e tyre".

Kampioni i studimit përfshinte 276 të intervistuar, që iu përgjigjën pyetjeve rreth historive të tyre dashurore dhe mbi përdorimin e rrjeteve sociale në internet. Një pjesë e këtij grupi iu përgjigj edhe pyetjeve mbi partnerët aktualë. Si përfundim, duke ekzaminuar përgjigjet, Carpenter zbuloi se sa më shumë përdoruesit shfaqen nëpër foto me partnerin e tyre në Facebook dhe sa më shumë e bëjnë "tag" rregullisht edhe në statuse, aq më e madhe është mundësia që ato të jenë në një marrëdhënie romantike. Por jo vetëm kaq, sepse studimi solli edhe një tjetër zbulim: "Mund të mos e shohim më një person, por pasi kemi të zhvilluar një raport me të, na mbeten ende disa interesa dhe në disa raste, kapemi pas tyre edhe shumë kohë pasi ndahemi. Facebook ka ofruar një mënyrë unike për të ekzaminuar masën, sesi ato gjurmë të marrëdhënieve të kaluara mbeten në profilet tona"./Indeksonline/ 

Rregjistrohu !