ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

9-vjeçari xhiro me “Ferrari”


Një biznesmen indian është arrestuar për faktin se i lejoi të birit 9 vjeç që të bënte xhiro në rrugë me “Ferrarin” e tij.
Lajmin e bën të ditur “Times of India”. I ati i fëmijës, Mohammed Nisham, akuzohet se ka vënë në rrezik jetën e të birit dhe se ka lejuar një të mitur pa patentë që të drejtojë një makinë sportive.
“Ferrari” është sekuestruar. Policia ndërhyri pas një video të ngarkuar në YouTube, në të cilën shfaqet fëmija që drejton “kokëkuqen” me një shokun e tij në rrugët e një lagjeje të banuar.
Prindi i kishte dhënë atij çelësat e “Ferrarit” si dhuratë për ditëlindjen dhe kishte xhiruar me krenari skenën rreth dy javë më parë.
Videoja u kthye në pak kohë në një atraksion në faqen e njohur të internetit, duke u klikuar nga 1 milion persona. Por nga ana tjetër ajo tërhoqi edhe vëmendjen e autoriteteve lokale, që ndërhynë duke i vënë prangat babait të fëmijës.
Mohammed Nisham është pronar i ndërmarrjeve të shumta të duhanit dhe ndërtimit në jug të Indisë, si dhe është një koleksionist që ka në pronësi 18 makina super-luksoze.
Ndërsa e ëma e ka mbrojtur me krenari guximin e të birit, duke i thënë policisë: “Ai ka mësuar t’i japë makinës që 5 vjeç. Ka bërë xhiro me “Lamborghini” dhe “Bentley”. Është shumë i zoti por edhe i kujdesshëm”./Indeksonline/

Rregjistrohu !