ONLINE

HYR NE CHat ! Kliko Ketu Tani !!

Chati i Shqipetareve --->

Anaidi e Joana provokojnë rëndë Elonën;- Ajo kërcënon Joanën “Varri i nënës time nuk bëhet pis nga buzët e tua”

Shtëpia përfshihet në një super-debat që sa vjen dhe gati-gati shkon drejt një sherri. Joana dhe Anaidi kalojnë në vulgaritete dhe banalitete me banorët e tjerë. Ndërkohë që edhe banorët e tjerë acarohen dhe ofendimet në shtëpi nuk kanë fund. Joana flet për Riken që ndodhet po aty duke e etiketuar “lopë, karafile etj”. Mes banorëve i gjithë debati nisi nga Anaidi i cili u mundua që të përdorte debatin mes Elonës dhe Edberit.

Anaidi mundohet që të përdorë fjalët e Elonës për të thënë se ajo ka treguar racizëm me faktin që ajo i ka thënë “kot s’kanë hyrë dy nga Kosova bashkë, njëherësh”. Anaidi herë pas here kapet me këtë argument dhe i thotë Elonës se ajo me këtë shprehje ka treguar racizëm. Elona nuk e pranon këtë dhe disa herë e sqaron për banorët se ajo e kishte fjalën për lojën e tyre dhe faktin që ata kanë hyrë në të njëjtën kohë.
Anaidi duke parë se me këtë gjë nuk arrin ta mposhtë Elonën i thotë se ajo ka treguar se më shumë do Parisin sesa Tiranën. Elona fillon që të argumentojë se përse ka thënë se nuk kthehet në Shqipëri dhe në Tiranë për disa arsye. E ndërsa ajo nis të shpjegohet Anaidi i thotë “më ke dhënë vetëm një arsye se përse vjen në Shqipëri” dhe pas pyetjeve insistuese të Elonës i thotë “ke thënë se në Shqipëri vjen vetëm për varrin e nënës”.

Nëna e Elonës është ndarë nga jeta gati përpara dy vjetësh, pas një sëmundje të pashërueshme. Edhe pse ajo është ndarë nga jeta në Francë, Elona u ka rrëfyer banorëve se varri i saj ndodhet në Tiranë. Anaidi përmend një shprehje të saj se varri i nënës është arsyeja më e madhe që e bën të vijë në Tiranë dhe kjo shprehje e tij ngjall përsëri sherr në shtëpi. të gjithë banorët, sidomos vajzat e shtëpisë i kundërvihen Anaidit duke i thënë “turp për ty që i përmend varrin e nënës Elonës”. Disa herë në shtëpi dëgjohet fjala “turp”, ndërsa Elona i thotë Anaidit “varri i nënës ka qenë arsyeja e fundit që kam dhënë, por duke e përmendur tregove se sa i drejtë je, tregove fytyrën tënde”. Ndërkohë që Elona e prekur nga kjo gjë sqaron Anaidin dhe Banorët se si është shprehur ajo në lidhje me këtë gjë, aty vjen Joana e cila me zë të lartë ia përmend disa herë Elonës të njëjtën gjë duke e bërë që të ndjehet akoma edhe më keq”.

“Mos e moho Elona se disa herë ke thënë se vjen në Shqipëri vetëm për varrin e nënës, pse nuk e pranon këtë?”. Elona çohet nga vendi shumë e acaruar dhe i afrohet dhe duke e prekur në fytyrë i thotë me agresivitet “vetëm nga goja jote varri i nënës time nuk do të dalë kurrë”. Joana vazhdon më tej duke folur në mënyrë vulgare ndaj Elonës dhe duke përsëritur të njëjtën shprehje duke bërë që reagimi i Elonës këtë herë të jetë edhe më i ashpër. “Mos ma bëj pis varrin e nënës nga goja jote, po ta përsëris edhe një herë” i thotë Elona Joanës duke e prekur në buzë. Iliri ndërhyn menjëherë duke tërhequr Elonën dhe më pas e përqafon dhe mundohet që ta qetësojë duke i thënë se ajo nuk duhet të preket nga Anaidi dhe Joana të cilët sipas tij treguan edhe njëherë se sa persona të ulët e vulgarë janë.

Rregjistrohu !